Hashashi drejt “pafajësisë”? Edhe deputetja socialiste Mira Shehu pro legalizimit: “Norma e krimit do të jetë më e ulët, ekonomia do të rritet”

Deputeti socialist Koço Kokëdhima po dëshmohet i vendosur dhe këmbëngulës në nismën e tij për legalizimin e kanabisit. Ka një seri deputetësh që po shprehen së fundmi pro kësaj ideje, si Vladimir Kosta, Përparim Spahiu dhe sot edhe deputetja socialiste, Mira Shehu, e cila zëvendësoi Luiza Xhuvanin në qarkun Vlorë. Kjo e fundit i ka dhënë një intervistë gazetës “Shekulli” ku sqaron pse është pozitiv legalizimi i kanabisit. “Unë mendoj se krahasuar me përdorimin e cigares dhe alkoolit, kanabisi nuk është një kërcënim për njerëzit. Bima kanabis është gjithashtu një burim i vlefshëm natyror. Ka shumë arsye përse kanabisi duhet të legalizohet disa prej të cilave përfshijnë faktin e përdorimit të kanabisit për përdorim mjekësor, norma e krimit do të jetë më e ulët, ekonomia do të rritet. Ndalimi i përdorimit të saj për efekte mjekësore është e padrejtë”, thotë ajo. Ka pra një përpjekje të vazhdueshme të Kokëdhimës për ta përfshirë çështjen si debat dhe axhendë politike, pse jo edhe duke e materializuar në një nismë ligjore.
s.z
Comments
bravo te qofte koco
<p>bravo te qofte koco kokedhima. tere bota po zien per kte pune, politikanet ton meren me llafe. e nuhate ate pun, miliarda per vendin, ilac per te semuret. koco ka kerkuar kanabisin medicinal, per eksport, e ka gjysma botes e amerikes. hajde shihni cbehet ne kolorado, pasuri marramendese per GDP e vendit.</p>
Tashti po del me qarte perse
<p>Tashti po del me qarte perse socialistet e "shkulen" Lazaratin. Po parapergatiteshin per legalizimin e canabis, pra ia vune minat fabrikes se konkurenteve qe te ngrene fabrikat e veta. Pak si Cikago e viteve 1930, apo jo?</p>
Add new comment