Rrëfimi i Tomi Mishës: I kërkova disa herë falje zv/drejtorit të policisë. Më thanë-Do të marrim shpirtin! (Video)

Postuar në 24 Shkurt, 2015 09:56

Një ditë pasi Gjykata e Korçës vendosi masën detyrim paraqitje për Tomi Mishën, i cili u dhunua nga dy efektivë të patrullës së policisë dhe zv/drejtori Arben Hyseni, 33-vjeçari ka rrëfyer për mediat incidentin e së premtes. Mohon në mënyrë kategorike që të kishte  konsumuar alkool, ndërsa e konsideron dëmin që i ka shkaktuar mjetit të zv/drejtorit të policisë Arben Hyseni, të papërfillshëm, pasi mjeti është goditur në gomën rezervë. Edhe pse i ka kërkuar disa here të falur Hysenit për çfarë ndodhi, ky i fundit i ka kërkuar Mishës të mos dalë nga mjeti. Pas disa minutash kanë mbërritur dy efektivët e patrullës Robert Memelli dhe Nevzat Blushi,të cilët ikanë kërkuar Mishës të zbresë nga makina me argumentin se do ta çonin në Komisariat. 33 vjeçari nuk ka pranuar t’u lërë mjetin efektivëve, por ka qenë i gatshëm të shkonte vetë për të dhënë sqarime në polici. Pasi e kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit, zv/drejtori Hyseni së bashku me oficerin Edison Hoxha e kanë dhunuar për disa orë me seanca të njëpasnjëshme.

l.
 

TONI MISHA by mitroleonard

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.