Muço i “Kristalit” në kërkim nga policia, merrte energji ilegalisht për një nga shkollat e tij

Postuar në 24 Shkurt, 2015 16:27

Ahmet Muço, biznesmen dhe pronar i institucioneve arsimore “Kristal”, është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës. Burime zyrtare nga policia njoftojnë se “ditën e djeshme ka nisur procedimi penal në mungesë për shtetasin A.M, 67 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 13.00 nga kontrolli i ushtruar në Spitalin Universitar Kristal në Rinas, Krujë, u konstatua se ky objekt furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë në mënyrë të paligjshme”. Emri i Muços së fundi është lidhur më shumë me universitetin “Kristal”, ku u zbulua skandali i pajisjes me diploma të shkollës së lartë, të personave që nuk paraqiteshin fare e madje që nuk kishin ardhur ndonjëherë në Shqipëri, si djali i ish liderit italian të Legës së Veriut, Umberto Bosi.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.