Flamur Bime u përgjigjet akuzave: Kallëzimi tregon se funksionon ligji, do vërtetoj me fakte që jam i pafajshëm (Video)

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime ka reaguar ndaj akuzave të Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për shkelje në dhënien e një leje ndërtimi. Ai tha se është i hapur për hetime dhe se do të vërtetojë me fakte dhe dokumenta se është i pafajshëm. I pyetur për mundësinë e rikandidimit ose jo, Bime nuk ka pranuar të komentojë.
Bime akuzohet për shpërdorim të detyrës lidhur me një leje ndërtimi të një pallati 12-katësh, që sipas Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Leja është miratuar në vitin 2009, me afat një vit, për ndërtimin e një pallati me 7 kate, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh të tjerë. Vendimi nuk është bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor të miratuar sipas ligjit.
l.m
Comments
Po sigurisht funskionon, ka
<p>Po sigurisht funskionon, ka njezet e ca vjet qe funksionon. Aq mire ka funksionuar o z.Kryetar, sa nuk ka mbetur me prone publike pa u bere plaçke per te pasuruar ju o funderrina.</p>
Add new comment