Gjykata Administrative pezullon testimin e infermierëve. A duhet të mbajë përgjegjësi ministri?

“Gjykata Administrative ka pezulluar testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi i testimit do të bëhet deri në gjykimin e çështjes me themel” – kjo raportohet së fundmi, duke ngritur kështu pengesën e pakapërcyeshme për testimin e nisur nga ministri Ilir Beqja. Këtë të fundit nuk e kanë detyruar të tërhiqet as protesta e mjekëve, as edhe kundërshtitë për aspektin juridik të testimit, i cili sipas mjekut Pajtim Lutaj, nuk u ideua në këtë mënyrë. Lutaj flet për testimin e mjekëve. “Marr autorësinë t’i quaj LAPSUS deklaratat e MSH, pasi jam bashkëautor i një nisme të tillë, e theksoj, i nismës për rivlerësimin; riklasifikimin, rankimin e mjekëve e cila nuk u pranua nga Ministri i Shëndetësisë zoti Ilir Beqja. Në fillim të tetorit të vitit 2013 së bashku me një nga profesorët më të mëdhenj të Francës, Prof. Gilles Renard, i kemi paraqitur MSH një raport se si mund të rregullohej shëndetësia e vendit tonë.
Rivlerësimi, riklasifikimi, rankimi i mjekëve është i domosdoshëm për të vendosur rregull në funksionimin e shëndetësisë shqiptare në mënyrë që publiku të kuptojë “kush bën çfarë”... Prandaj lus Zotin që Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministri fjalën “testim” ta kenë përdorur më shumë nga padija, se sa nga vullneti politik për të bërë “shou” apo më keq akoma, për të intimiduar mjekët dhe infermierët.
Ne i sugjerojmë tërheqjen nga nga ky vendim dhe të fillojnë menjëherë rivlerësimin e mjekëve me metodën e propozuar më sipër”, shkruan Lutaj në “Dita”. Nëse marrim të mirëqenë këto që thotë Lutaj, atëherë nisma e testimit është vijuar kuturu dhe se tensioni që ajo krijoi, bashkë me vendimin e gjykatës sot, shtrojnë nevojën e largimit të Ilir Beqjas, që thuajse e personalizoi betejën me mjekët.
s.z
Add new comment