Maqedoni, Gruevski nuk bën publike shërbimet huaja që sipas tij kanë kryer përgjimet. Nuk pranon as zgjedhje të parakohshme dhe as qeveri teknike

Postuar në 25 Shkurt, 2015 11:21

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka sqaruar sot për opinionin qëndrimin e tij dhe të qeverisë për skandalin e përgjimeve. Sipas tij, kreu i opozitës, Zoran Zaev, ka shantazhuar fillimisht në takim atë, duke i treguar se posedonte përgjime, të cilat Gruevski i pranon se ekzistojnë, por edhe se mes tyre ka deformime të realitetit. Gruevski ka konfirmuar qëndrimin e qeverisë se përgjimet janë realizuar nga shërbime të huaja, por të cilat ai nuk pranoi të cilësonte konkretisht se kush janë. Po kështu, kryeministri maqedonas është pyetur nëse ambasadorët e vendeve, shërbimet e të cilave janë përgjegjëse për këto përgjime, do t’u kërkohet largimi nga vendi, ose jo, ai ka dhënë përgjigjen se për “këtë do të vendoset pasi të përfundojë procesi gjyqësor”. Në planin politik, Gruevski nuk ka pranuar as të zhvillojë zgjedhje të parakohshme dhe as të bëjë qeveri teknike, duke i bërë thirrje Zaevit të përpiqet që të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1522516252532
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.