Tom Doshi: "Edi Rama është mosmirënjohës dhe bukëshkalë, lufta sapo ka filluar. Buxheti është përqendruar në Jug.(Video)

Deputeti i Qarkut të Skodrës, Tom Doshi ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke folur për fillimin e një lufte mes tij dhe kreut të qeverisë. Gjatë një prononcimi jashtë dyerve të parlamentit Tom Doshi e akuzoi kryeministrin Rama se është mosmirënjohës dhe bukëshkalë dhe se nuk ka mbajtur premtimin për të luftuar korrupsionin. Doshi tha se në 1 vit e gjysmë lidhjet nepotike të qeverisë Rama e kanë kaluar nepotizmin e qeverisë Berisha në 4 vite. Ai tha se gjatë kësaj periudhe vetëm po pasurohen njerëzit rreth Edi Ramës dhe se ekonomia po shkon më keq se në qeverisjen e kaluar. Një ditë më parë kryeministri Rama takoi në selinë e qeverisë disa deputetë të qarqeve të veriut, ku nuk ishte i pranishëm deputeti Tom Doshi, i cili kishte adresuar kritika ndaj qeverisë dhe ministrave në mbledhjen e grupit parlamentar.
l.m
Comments
Analfabeti sulmon se nuk fut
<p>Analfabeti sulmon se nuk fut dot me ilace kontrabande,urime drejtoreshes se tatimeve,sapo fitoi respektin tim.</p>
Analfabeti sulmon se
<p>Analfabeti sulmon se drejtoresha fut te vetat e jo te ketij. Se drejtoresha eshte per vete analfabete, me pune te pare ne karriere si Drejtore Doganash. </p><p>Po s'ka faj mor burre, ktheu Shkodren per PS-ne per here te pare ne 25 vjet, hodhi lek pa fund, tashi do copen. Keshtu eshte kur per te mbajt partine Rama u hodh nga Doshi. E ka thene Muci, "qelbesira bashkohuni"! </p>
Add new comment