Vjosa nuk do të devijohet, qeveria shqiptare jep garanci të plota

Postuar në 26 Shkurt, 2015 07:48

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë, se qeveria shqiptare nuk fal asnjë litër ujë. Fjala është për çështjen e Vjosës, devojimin e saj nga pala greke, e për të cilin pala shqiptare nuk ofron asnjë dokument të vetëm. “Shteti shqiptar ka reaguar në kohën e duhur si për Vjosën, Prespën dhe Radikën më herët. Që në projekt-ide shtetet fqinje, kufitare, duhet të jenë pjesë e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Një gjë është e qartë dhe për këtë garantojmë gjithë deputetët e gjithë shqiptarët, se kjo qeveri është e vendosur për të mos falur një litër ujë e jo më detra, liqene e lumenj. Janë të gjitha konventat që na e garantojnë këtë dhe po ashtu edhe gjykatat ndërkombëtare. Ne jemi gardianë për të respektuar këto konventa, aq më shumë kur bëhet fjalë në raporte ndërkufitare”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.