Rama në Bukuresht i kërkon kryeministrit Victor Ponta që Rumania ta njohë Kosovën

Postuar në 27 Shkurt, 2015 04:01

Gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon këtë të premte në Rumani, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Rumania ta njohë Kosovën. Në vizitën e tij Rama u prit në një takim nga homologu, Victor Ponta. Pas takimit, dy kryeministrat dolën në një konferencë për shtyp, prej nga ku Rama, duke vlerësuar se Rumania është një vend mik i yni, shtoi se niveli i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit mes dy qeverive është shumë i mirë. Rama shprehu mirënjohjen për Rumaninë për mbështetjen që ky vend, anëtar në Bashkimin Europian po jep në procesin e integrimit në familjen europiane. Nga ana e tij, Ponta shprehu vendosmërinë për mbështetje edhe në të ardhmen në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në deklarimin e tij, Rama theksoi se i kishte ripërsëritur homologut rumun edhe kërkesën e vazhdueshme të Shqipërisë që Rumania më në fund ta njohë Kosovën.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.