Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen, gënjeu për anëtarësimin e Shqipërisë në Europol

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas disa deklaratave publike mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Sipas deputetit Arben Ristani, “Tahiri gënjeu kur tha se Shqipëria është më e sigurtë, kur siguri kanë vetëm kriminelët dhe kur grabitjet, vjedhjet, rrëmbimet, po bëjnë kërdinë. Ai gënjeu kur tha se nuk ka lidhje me Emiliano Shullazin, fshehu të vërtetën për aksionin e fabrikës së kokainës dhe lidhjet e tyre me qeveritarët, duke mashtruar për aksionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, në progres raportin e Bashkimit Europian dhe atë të Departamentit të Shtetit, thuhet se këto aksione janë sot më të pakta se më parë”. Në vijim të deklaratës për mediat, Ristani përmendi se Ministri i Brendshëm nuk iu përgjigj pyetjes për të inkriminuarit që janë emëruar në Policinë e Shtetit dhe për numëruesit e votave të PS që e drejtojnë sot Policinë. “Tahiri gënjeu publikisht kur tha se, ai paska anëtarësuar Shqipërinë me të drejta të plota në Europol. Anëtarë me të drejta të plota në Europol janë vetëm vendet anëtare të Bashkimit Europian. Bilancit të rënduar të krimeve, grabitjeve e tritolit, Ministri i shtoi edhe një seri gënjeshtrash skandaloze”. Nëse i ka mbetur pak dinjitet, le ta nisë duke mbajtur përgjegjësi për gënjeshtrën e Europolit u shpreh në fjalën e tij deputeti demokrat. Ndërkaq, në emër të PD, ai kërkoi dorëheqjen e Ministrit Tahiri. “Kjo është e mjaftueshme besojmë, për Edi Ramën, që ta largojë Ministrin nga detyra, kur ai gënjen publikisht dhe nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”.
l.v
Comments
E c'a pastaj se genjeu? Kujt
<p>E c'a pastaj se genjeu? Kujt i plasi menderja per Europol apo per NATO? Ja ka shtuar racionin e ushqimit NATO shqiptareve?</p>
Pse s'i plasi menderja,
<p>Pse s'i plasi menderja, mender zoterise sate, nuk do me thene se nuk i plas ndonje tjetrit. E dyta, ju komunistet, gjithe jeten keshtu keni qene harbute, arrogante dhe injorante, duke filluar qe nga lideri juar i ndjere dhe i dhjere e deri tek ju pinjollet qe vazhdoni te jeni te dhjere e po prisni te beheni te ndjere.</p>
Add new comment