“Të Paekspozuarit”, ekspertët: “Ministria e bujqësisë institucion i korruptuar dhe pa strategji”

Postuar në 27 Shkurt, 2015 06:03

“Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi” ishte tema e emisionit investigativ “Të Paekzpozuarit”, në OraNews mbrëmjen e së enjtes. Gjatë këtij emisioni u denoncuar shqetësimi i ekspertëve të bujqësisë lidhur me gjendjen e bujqësisë shqiptare në 25 vjet. Të ftuarit pohuan se Ministria e Bujqësisë është një institucion pa strategji dhe pa prioritete. Ata akuzuan Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke e cilësuar një institucion të korruptuar. Nën drejtimin e Ylli Rakipit, ekspertët e bujqësisë në pjesën e parë të emisionit paraqitën një material filmik, ku pasqyruan gjendjen e tri fermave bujqësore, sfidat dhe vështirësitë e këtij biznesi në Kashar, Thumanë të Fushë Krujës dhe në Gërdec. Pronarët e tyre treguan sfidat e biznesit dhe vështirësitë që ata hasin, qe nga sigurimi i ushqimit të bagëtive që e importojnë nga Serbia, me plehrat kimike, kultivimin e tokës apo me elementë të tjerë. Më pas debati u zhvillua në studio për rolin e shtetit në bujqësi, ndarjen e fondeve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ndikimin e ligjit 7501 mbi bujqësinë dhe mungesën e kreditimit nga bankat.

 

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/ekonomi/te-paekspozuarit-ekspertet-azhbr-institucion-i-korruptuar-ministria-e-bujqesise-pa-strategji/

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.