31 marsi afati i fundit i OSHEE për debitorët e energjisë

Debitorët e OSHEE-së do të kenë edhe 32 ditë kohë për të lidhur aktmarrëveshjet me kushte lehtësuese. Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri përmes një njoftimi për shtyp bëri publik shtyrjen e afatit i cili skadon në fundit të muajit tjetër. “OSHEE shtyn afatin deri më 31 mars. Të gjithë qytetarët që rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së do të kenë mundësi të paraqiten për të lidhur aktmarrëveshjen me kushtet lehtësuese” tha Gjiknuri duke nënvizuar se, “Koha shtesë është afati i fundit”, pas 31 marsit 2015 do nisin tarifat dhe masat e zakonshme.
l.v
Add new comment