Ish-Presidenti i “Parma”, Ghirardi: “U kërkoj falje tifozëve. Sot nuk do t’ia shisja ekipin Taçit. Nuk më dha 10 milionët e parashikuar”

Postuar në 27 Shkurt, 2015 10:28

Rezart Taçi u duk me bujë në media për blerjen e ekipit "Parma" mirëpo doli shumë shpejt nga skena. Një lëvizje që ka krijuar shumë turbullirë te Parma, por edhe tensione. Kështu “La Gazzetta dello Sport” publikon sot një intervistë me ish-presidentin e ekipit, Tommaso Ghirardi që shprehet shumë i zhgënjyer. Dhe tregon sesi ndodhi që ai i kaloi Rezart Taçit ekipin që e posedonte vetë. “Më 10 tetor 2014 kisha paguar gjithçka deri më 30 qershor dhe nuk kishte borxhe ndaj ekipeve italiane...U kontaktova nga profesionistë të rëndësishëm, për llogari të Rezart Taçit, mjë biznesmen i njohur shqiptar i naftës me të ardhura më shumë se 1 miliardë euro. Është i njohur në mjedisin futbollistik për marrëdhëniet e tij me Milanin dhe Real Madridi , që i çoi të zhvillonin ndeshje miqësore në Shqipëri...Bëra telefonatat e duhura personave të futbollit italian që më thanë: “Taçi është një personazh i veçantë. Mos e tako drejtpërdrejt, por përmes studiove profesionale”. Dhe kështu bëra. Më 14 nëntor ramë dakord për një blerje paraprake. 10 milionë mia për të marrë Parmën, detyrimin për të derdhur 19 milionë më 13 nëntor për rrogat që nga 1 korriku, si dhe 78 milionë për rimbursimin e borxheve”, thotë Ghirardi. Ai shton se Taçi nuk ia ka dhënë 10 milionët e prashikuar, por ka njohur borxhin. Më tej, ish-presidenti i Parmas që ndodhet aktualisht nën presion të madh, thotë se lëvizjet e para të Taçit e kanë qetësuar, marrja e Rodrigues, Varelas dhe Nocerinos dhe më tej kapitenit të Shqipërisë. “Mendoja se ia kisha dorëzuar Parman, personit të duhur, por gabohesha. I kërkoj falje tifozëve, sepse pak kohë më parë kam thënë se e lashë shoqërinë në duar të sigurta. Sot nuk do ta thosha më dhe nuk do t’ia shisja më klubin Taçit”, shton Ghirardi që tanimë ruhet nga karabinierët, por edhe nga roje sigurie private. Lidhur me Taçin, ai thotë se këtë çështje e zgjidh gjyqi.
http://www.gazzetta.it/Calcio/Serie-A/Parma/27-02-2015/parma...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.