Rinovohet liçenca për operatorin celular AMC. Nuk bëhet i ditur çmimi

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka rinovuar licencën operatorit cellular AMC. Operatori kishte marrë licencën në vitin 2000 dhe i ka përfunduar, çka ka sjellë nisjen e proceduravepër rinovimin. “Bazuar në procedurat e ligjit nr. 9918. datë 19. 05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr.496 datë 22.07.2014, për “Miratimin e rregullave e të procedurave të rinovimit të autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dhëna me konkurrim” dhe Raportin vlerësues të AKEP, AMC sh.a. ka përmbushur të gjitha kushtet e përdorimit të këtyre frekuencave (900 dhe 1800 MHz). Si rrjedhojë AKEP ka miratuar rinovimin e Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave të brezit 900 dhe 1800 MHz të sipërmarrësit “Albanian Mobile Communications sh.a.”, thuhet në njoftimin e AKEP. Kjo agjenci nuk jep sesa është çmimi i rinovimit të licencës. Para disa kohësh revista “Monitor” publikoi lajmin se pas rinovimit të liçencës për AMC-në qëndron Deutsche Telekom, e cila me dhurimin e disa matësave inteligjentë për energjinë, kishte negociuar kushte të reja për licencën. “ResPublica” e risolli lajmin në fjalë duke përcjellë faktin se çmimi është 11 mln euro. Ndaj do të ishte mirë që të publikohej çmimi.
s.z
Add new comment