Cili është politikani shqiptar që pastroi 3 milionë euro? Fondet vinin si donacion nga vende të Lindjes së Mesme.

Postuar në 28 Shkurt, 2015 03:07

Një politikan i lartë shqiptar ka  përfituar një shumë prej 3 milionë eurosh të ardhura, një pjesë   si donacion i ardhur nga një vend i Lindjes së Mesme. Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave për vitin 2014 thuhet se fondet e dërguara si donacione, në pjesën më të madhe kanalizoheshin në llogaritë e tij personale dhe jo drejt destinacionit përfundimtar.

Mapo shkruan sot se raporti nuk bën të ditur emrin e politikanit të lartë, por specifikon se transfertat e parave të ardhura nga jashtë në llogaritë e tij bankare ka nisur që në vitin 2010. Në këtë periudhë ai bleu aksionet e një shoqërie, duke i shitur 1 vit më vonë në vlerën e 2  milionë eurove. Hetimet kanë zbuluar se ky person ka blerë një tokë me çmim 2.5 milionë euro së bashku me dy shtetas të tjera nga Lindja e Mesme. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave thotë se rastin në fjalë e ka dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, pasi ka dyshime të forta për korrupsion dhe veprimtari të paligjshme.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.