Ish-shefi i Mossadit, Meir Dagan, bën thirrje për rrëzimin me votë të Netanjahut. Shkak, qëndrimi për Iranin

Postuar në 28 Shkurt, 2015 06:58

Zbardhja e kabllogrameve të Mossadit izraelit, përmes të cilave po rezulton se kryemimistri Beniamin Netanjahu, ka deklaruar të dhëna të ndryshme nga informacionet e shërbimit sekret lidhur me krijimin e bombës bërthmaore nga Irani, ka provokuar reagime në Izrael. Edhe ish-shefi i Mossadit, Meir Dagan, një kritik i Netanjahut, ka dalë hapur, duke paralajmëruar përfshirjen në mitingun e javës që vjen, që zhvillohet me rastin e afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Më herët Dagan është shprehur se qëndrimi dhe politika e Netanjahut kundër Iranit, cenon sigurinë e Izraelit. Rasti më i fundit, kur Netanjahu në vitin 2012 në OKB paralajmëroi për rrezikun iranian duket se konfirmon këto zëra aq sa Dagan është shprehur në mediat izraelite se “kryemimistri është personi që dëmton më shumë strategjikisht Izraelin në këtë aspekt”. Netanjahu pritet të shkojë së afërmi edhe në SHBA ku do të flasë në Kongresin amerikan, një lëvizje që ka provokuar tensione me Shtëpinë e Bardhë, pasi ai shkon aty me ftesë të zëdhënësit të Kongresit, por jo me miratim dhe dijeni të Shtëpisë së Bardhë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.