Ndërpritet greva e studentëve, deklarohet se “policia përdori forcën”

Greva e studentëve të fakultetit të Shkencave Teknike është ndërprerë pas mesnate. Nga Partia Demokratike dhe nga vetë studentët ka deklarata që pretendojnë se ndërprerja e grevës është bërë nga forcat policore. Televizioni “Ora News” raporton se policia ka ndërhyrë mbrëmë pas mesnatenë ambjentet e grevës duke larguar të gjithë grevistët, të cilët janë studentë që vijnë nga universitetet e mbyllura nga ministria e Arsimit. Ndërsa sipas Partisë Demokratike efektivët e policisë kanë përdorur forcën për të larguar studentët dhe nuk kanë lejuar përfaqësues të kësaj partie të takohen me grevistët që janë shpërndarë në disa komisariate.
www.oranews.tv/vendi/policia-nderpret-greven-e-studenteve-pd-perdori-forcen/
Ndërkohë, gazeta “Panorama” ka publikuar edhe një mesazh të studentëve ku thuhet se forcat e policisë kanë thyer xhamat e ambientit ku zhvillohej greva dhe janë futur në ambientët e grevës duke i nxjerrë jashtë ata. Gazeta shkruan gjithashtu se 15 studentë janë lënduar.
http://www.panorama.com.al/tarifat-e-shkollimit-studentet-e-infermierise-shpallin-greve-urie/
Dje ishte dita e dytë e grevës së urisë dhe studentët kishin deklaruar se nuk do të tërhiqeshin nga protesta e tyre derisa qeveria të barazonte tarifat e studimit.
n.k
Comments
Te gjithe shqiptaret ne

Te gjithe shqiptaret ne mbeshtetje te injorances. Rrofshin te pashkollet!

Po cfare presin keta

Po cfare presin keta rrumpallat e PD-se?

Cfare pritet kur nderhyn Policia?

Mos duhet valle qe tju japin buqeta me lule?

Po PD perse duhet lejuar neper komisariate? Si pushtet paralel?

Add new comment