Maqedonia si Kosova, Sela: “Ka nevojë për një EULEX në Maqedoni”

Postuar në 01 Mars, 2015 04:58

Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH Zijadin Sela deklaron se dhe Maqedonia ka nevojë për një trupë gjyqësore ndërkombëtare, si EULEX-i në Kosovë. “Zhurnal” i referohet një interviste që Sela ka dhënë në “Tv Globi”, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. “Besueshmëria e institucioneve nuk kthehet te shqiptarët pse do të kemi qeveri teknike ose pse do të hiqet Nikolla Gruevski dhe vjen dikush tjetër të bëhet kryeministër. Besueshmëria e institucioneve të shqiptarët do të kthehet në momentin kur do të vijë EULEX-i në Maqedoni, njësoj si në Kosovë. Vetëm atëhere mund të besojmë se ky sistem do të funksionojë” citohet të ketë thënë Sela.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=153110552154

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.