“Rebelim”në PD, deputetët shfaqin pakënaqësi për zonat që u janë caktuar për drejtimin e fushatës zgjedhore

Ndarja e zonave për drejtimin e fushatës elektorale duket se ka sjellë pakënaqësi në radhët e PD-së. Pas Enkelejd Alibeajt, edhe Astrit Veliaj është i pakënaqur për zonën që i kanë caktuar. Vendimi i kryetarit ka qenë që Veliaj të drejtonte fushatën e zgjedhjeve lokale në zonën e Urës Vajgurore. “Refuzova të drejtoja zgjedhjet vendore në Urën Vajgurore për shkak të mosvlerësimit që më është bërë mua dhe elektoratit në Qarkun e Beratit. Basha nuk është konsultuar me ne për drejtimin e shtabeve, jam shumë i pakënaqur. Ka mungesë vlerësimi të kontributeve nga Basha. Për këtë vendim jam konsultuar me elektoratin e PD në Berat, jam i djathtë dhe do jem i djathtë por nuk rri i urdhëruar. Fatbardh Kadilli nuk ka asnjë kontribut që është emëruar në zonën e Beratit,” shprehet Veliaj sipas “Shqiptarja.com”
http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=275976
Shtypi sot raportonte se edhe Arben Imami kishte shfaqur rezerva për zonën e Shkodrës që i është caktuar, “Ora News” e pyeti Imamin, nëse kishte refuzuar kryesimin e betejës në këtë qark, por ai u përgjigj shkurtimisht me “Jo”, pa preferuar të japë më shumë sqarime.
n.k
Add new comment