Nga 21 marsi, ndalohen makinat me timon “anglez”

Postuar në 01 Mars, 2015 12:24

Brenda muajit mars, dogana shqiptare nuk do të lejojë regjistrimin dhe hyrjen në territorin shqiptar të automjeteve me timon në krah të djathtë. Ky vendim vjen si masë mbështetëse për reduktimin e aksidenteve në vend.  “Kjo vlen për ato makina, që do hyjnë dhe regjistrohen për herë të parë, pasi makinat e tjera ekzistuese me targa shqiptare do të qëndrojnë, deri në një amortizim natyral të tyre”, tha deputeti Artan Gaçi, raporton “TCH”.  Sa i përket ndalimit të menjëhershëm të mjeteve që janë me timon në krah të djathtë, sipas deputetit, kjo do të ishte një kosto e lartë shtesë për qytetarët që i kanë në zotërim.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=294079&fundit

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.