Yllka Mujo vlerësohet me "Çmimin e Karrierës" në festivalin ndërkombëtar në Monte Carlo

Postuar në 01 Mars, 2015 14:30

Aktorja e mirënjohur shqiptare Yllka Mujo është vlerësuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin Ndërkombëtar të Komedisë në Monte Carlo. Lajmi bëhet publik nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Monte-Carlo Film Festival de la Comedie; krah artistëve të mirënjohur në skenat botërore: Giancarlo Giannini, Franco Nero, Robert Hossein, Philippe Leroy, Maria Grazia Cucinotta, Peter Bogdanovich, etj. merr çmimin për karrierën aktorja jonë e mirënjohur dhe e dashur Yllka Mujo! Arti hap më shpejt skenat dhe dritaret për të folur e paraqitur Shqipërinë në mënyrë dinjitoze!” shkruan Kumbaro në profilin e saj në “Facebook”.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.