Refuzimi i Alibeajt: Nuk kam ç’ti ofroj PD në Memaliaj. Më bënë të ndihem i panevojshëm

Postuar në 02 Mars, 2015 03:46

Raporti i zhdrejtë mes kontributit të dhënë, votat që ka marrë në kandidimet e tij të fundit në strukturat e PD-së dhe detyrën që iu dha së fundi si koordinator zgjedhjesh në Tepelenë-Memaliaj, ka qenë arsyeja që deputeti Enkeled Alibeaj ka refuzuar rolin e ri. Duke folur për Panorama-n, Alibeaj ka sqaruar se “nuk kam çfarë t’i ofroj Tepelenës dhe Memaliajt pasi nuk kam mbështetje personale të elektoratit dhe nuk kam se si të maksimizoj votat. Ndihem i panevojshëm, së paku gjatë këtij procesi”. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, mbështetja e madhe që mori në votimin për Këshillin Kombëtar, por edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, duhej përkthyer në një detyrë më të qenësishme dhe në proporcion me kontributin e tij.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.