Nishani mbështet studentët e grevës dhe kërkon hetime, ndërsa PD thërret një interpelancë

Postuar në 02 Mars, 2015 05:10

Duke u vendosur si edhe herë të tjera, në koordinim të plotë me PD-në, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pritur sot studentët e ish universiteteve private në infermieri, që protestojnë prej disa ditësh për tarifën e diferencuar që paguajnë në krahasim me studentët e tjerë që kanë fituar provimet e pranimit. Sipas studentëve, Nishani i ka nxitur dhe mbështetur ata që të vazhdojnë grevën e tyre, dhe u ka thënë se greva është e ligjshme. Presidenti nga ana tjetër u pohoi studentëve se do të kërkojë nga prokuroria të hetojë ndërhyrjen e policisë për ndërprerjen e grevës. Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike kërkon një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për këtë çështje.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.