Përjashtimi i Doshit, deputeti Blushi: “Prishje e një miqësie disavjeçare, për motive që nuk dua t’i di, por që i vë një damkë të madhe PS-së”

Deputeti socialist Ben Blushi ka komentuar sot pas mbledhjes së Grupit Parlamentar përjashtimin e Tom Doshit, akt për të cilin ai tha se kryeministri mund ta admimistronte më mirë, por edhe se në thelb ky zhvillim i lë një damkë të madhe PS-së. “E thashë dhe në mbledhje, është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që s’duan të na i thonë dhe as duam t’i marrim vesh. Fatkeqësisht një histori miqësie disavjeçare që u prish për motive që nuk dua t’i di, por që për fat të keq nuk janë politike, po i vë një damkë të madhe PS dhe sigurisht Edi Rama duhet ta administronte këtë gjë prej shumë kohësh, të qeveriste më mirë. Ka përgjegjësinë e vet, sadoqë jam dakord me faktin që kjo bashkëjetesë në këto kushte ishte e pamundur”, theksoi Blushi.
s.z
Add new comment