Kosovë, denoncimi ndaj kompanisë për grurin serb, fushatë ofendimesh publike me postera ndaj gazetarit Buzhala

Postuar në 02 Mars, 2015 12:11

Pas denoncimeve të gazetarit Berat Buzhala të gazetës online Express, mbi çështjen e grurit të Serbisë dhe kompanisë Devolli, një fushatë e çuditshme është ndërmarrë me postera dhe billborde ofendues ndaj Buzhalës në tërë Kosovën. Kështu ka ndodhur edhe në qytetin e Pejës, por kompania që menaxhon reklamat e Devollëve, “Zero Pozitive Public” dhe kreu i pushtetit lokal të Pejës, Gazmend Muhaxherin, nuk kanë dashur të prononcohen. Zyrtarisht, thotë Express, përgjegjësinë për shpërndarjen e këtyre posterave nuk e merr kush. Komuniteti i gazetarëve dhe shumë njerëz publikë kanë dalë në mbrojtje të Buzhalës, e po kështu dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila. “Kontestet mes mediave, biznesit apo politikës duhen të zgjidhen në formë institucionale e jo me linçim, pasi kjo është formë e gabuar”, deklaroi Kusari-Lila.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.