Përshkallëzohet “lufta e deklaratave”. Basha kërkon dorëheqjen e Metës, Braho nga Kuvendi: Porositësi për vrasjen e Doshit e Fufit ishte kunati i Berishës

Postuar në 02 Mars, 2015 13:17

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës nga drejtimi i Kuvendit pas akuzave të deputetit Tom Doshi, për të njëjtën çështje ka reaguar Kreu i Komisionit të Sigurisë, deputeti i LSI-së Spartak Braho. Ai ka akuzuar nga selia e Kuvendit, bazuar në deklaratat që Tom Doshi ka bërë në prani të Ilir Metës, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kunatin e tij, Agim Rama; këta sipas tij janë paguesit e shumës 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit.

“Para disa muajsh kreu i Kuvendit u informua nga deputeti Tom Doshi për atentatin që po përgatitej ndaj tij. Tom Doshi ka thënë se kunati i Sali Berishës, Agim Rama kishte dhënë  500 mijë euro për elemimin e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit për destabilizimin e vendit. Pas kësaj u mblodh kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe u vendos zbardhja e këtij krimi. Sot kërkojmë që deputeti të dorëzojë në polici dhe prokurori provat video në lidhje me akuzat dhe të zbardhen. Kërkojmë nga policia që të mbrohen deputetët Tom Doshi dhe Mëhill Fufi pasi u rrezikohet jeta”, deklaroi deputeti.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.