I ndaluari Bami, i pranishëm në momentet e rrëmbimit të Stafukës, dëshmitarit në gjyqin e Arben Frrokut

Postuar në 03 Mars, 2015 11:46

Ndalimi i Durim Bamit në pikën kufitare me Malin e Zi ditën e sotme, si personi që deputeti Tom Doshi deklaroi se ishte kontraktuar për t’i bërë atentat por që vendosi t’i tregojë vetë shënjestrës se ç’po ndodhte, ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja. Bami, sipas Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës që rezulton ende i rrëmbyer, ka qenë personi i fundit që ka takuar vëllai i tij para se të zhdukej. Enver Stafuka i cili ka qenë i përfshirë si i dyshuar edhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, u rrëmbye nga tre persona me uniformë policie.

Naim Stafuka konfirmoi për A1 Report se vëllai i tij ishte në kafe bashkë me Durim Bamin disa momente para se ta rrëmbenin dhe se kur ai ka dalë, e ka lënë në kafe Bamin dhe shokët e tjerë. Stafuka shton se me Bamin kanë njohje të vjetra dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi te ai apo familja e tij. Bamit iu vendos eksploziv në makinë para pak ditësh, për çka ai njoftoi policinë pasi e dalloi lëndën e rrezikshme në kohë (makina në foto).

 a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.