Një pikëpyetje mbi deklaratën e fundit të Tom Doshit: "Njoftova...kryetarin e Kuvendit për një tentativë të Ilir Metës për të më vrarë"

Postuar në 03 Mars, 2015 12:57

Në deklaratën e fundit pas ndalimit të dëshmitarit që dyshohet se ishte porositur për vrasjen e Tom Doshit, ish-deputeti socialist ka zbardhur të tjera detaje lidhur me këtë çështje për të cilën thotë se kishte vënë në dijeni që në gusht të vitit të kaluar kryeministrin Rama, kryetarin e kuvendit Ilir Meta, kryeprokurorin Llalla dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Që në krye të postimit të tij të fundit Doshi thotë se “..para afro 6 muajsh njoftova Prokurorin e Pergjithshem, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Brendshem per nje tentative te Ilir Metes per te me vrare mua dhe kolegun tim Mhill Fufen...”

Por pikëpyetja që ngrihet është sesi Doshi ka shkuar dhe ka  informuar atë që akuzon si porositës për vrasjen e tij? A ka patur që në fillm informacion ish-deputeti socialist se pas skenarit për eliminimin e tij fshihej Ilir Meta? Doshi në sqarimin e fundit publik nuk ka përmendur emrin tjetër të përfolur në këtë histori, kunatin e ish-kryeministrit Berisha. Tom Doshi megjithatë ka bërë publike një pjesë të bisedës së tij me kryeministrin Rama në 30 gusht të vitit të kaluar, ku e informonte për skenarin e vrasjes së tij.

“Ne daten 30 Gusht, ne nje takim me Edi Ramen, ai me ka thene: Te ka shpetuar Zoti Tome. Coje te penduarin tek Saimir Tahiri te bej denoncimin dhe t’ja tregojme vendim Metes. Une e cova te porositurin per krim ne takim me Ministrin dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise, i cili me doren e tij ka mbajtur shenim cdo deponim qe u be. Saimiri me deklaroi qe edhe kane incizuar biseden. Nuk e di se cfare ndryshoi me pas. Nuk e di pse Rama, Tahiri apo Prokurori nuk vepruan. Nuk e di cfare pazari i ka ofruar Ilir Meta ketyre per te mosvepruar. Mosveprimi per te parandaluar apo hetuar nje krim eshte i denueshem nga Kodi Penal dhe ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe”-shprehet Doshi.

l.m

Comments

Submitted by Longu (not verified) on

<p>E ku eshte pikepyetja ketu? Pikepyetje shikojne vetem burracaket dhe njerezit qe s&#39;kane bole. Une shkoj te porositesi dhe i them ne sy perballe qe ti ke kerkuar te me heqesh qafe. Kjo per mua quhet trimeri, guxim e karakter. Per ju qenka pikepyetje.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.