Pas rastit ‘Doshi’, Mesila Doda sugjeron një SHBA-Lex në Shqipëri, për hetimin e gjithë politikanëve

Përmes një shënimi në facebook, deputetja Mesila Doda ka bërë sot një propozim që shkon një hap të madh deklarimit të ambasadës së SHBA-së në miratim të përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga PS-ja. Doda sugjeron që hetimi për akuzat e Doshit të bëhet nga një njësi task force hetimore, e madje
Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të sjellë hetues për të hetuar të gjithë politikanët shqiptarë.
“Ende askush nuk po sillet vërtetësisht. Tom Doshi, nuk ndryshoi brenda ditës, ky ishte edhe para 5 vitesh, edhe në 21 janar edhe para pak ditësh, edhe sot, ndaj askush nuk ka pse te ndryshojë sjellje nga një ditë në tjetrën. Do kërkoja nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ndërhynte për të sjellë një njësi speciale task force për të hetuar të gjithë politikanët shqiptarë. Hetim, ngritje akuze dhe gjykate speciale të instaluar në vend nga aleatët, një zinxhir fillim fund ndryshe nga gjithë kjo fëlliqësirë që po na mbyt. Eshtë e vetmja rrugë zgjidhje për një Shqipëri normale dhe shprese për një të ardhme të fëmijve tanë. Gjithë pjesa tjetër është retorike”, shkruan Doda.
a.k
Comments
Kjo te kujton deklaratat e
<p>Kjo te kujton deklaratat e Enver Hoxhes qe kerkonte nga Tito dhe jugosllavet qe te zgjidhnin problemet e shqiptareve. Keta jane politikane qe terthorazi nuk duan nje SHqiperi te pavarur por nje shtet koloni te varur nga fuqi te huaja. Kjo dhe shume si kjo jane turpi i politikes shqiptare, prandaj ky shtet eshte i korruptuar.</p>
I ka hyre vetja ne qef kesaj
<p>I ka hyre vetja ne qef kesaj torrollakes ,qe kujton se ben politike te madhe. Hic me teper se niveli Xhozefinkes..</p>
Add new comment