“Panorama”/ Arratiset në Gjermani “Toni”, personi që kontraktoi vrasësin për të ekzekutuar Doshin dhe Fufin

Postuar në 04 Mars, 2015 01:19

“Panorama” shkruan sot se verifikimi i tabulateve telefonike në celularin e të ndaluarit nga Fushë­Kruja, Durim Bami, ka gjetur një kontakt “të dyshimtë” të tij, pronarin e një lokali në zonën e ish­Bllokut në Tiranë. Sipas të përditshmes “Panorama”, referuar telefonatave por edhe nga të dhënat e siguruara në rrugë operative, dyshohet se pronari i lokalit në fjalë ka qenë ndërmjetësi në përçimin e porosisë për vrasje nga personat e interesuar te 36­ vjeçari, të cilit i është kërkuar kryerja e krimit. “Panorama” shkruan gjithashtu se grupi hetimor ka rënë edhe në gjurmët e personit që dyshohet se ka përcjellë porosinë për atentatin ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Burime nga Policia e Shtetit thanë se emri i plotë i të dyshuarit nuk mund të bëhet publik për arsye hetimi. Shtetasi në fjalë njihet me emrin “Toni” dhe është pronar i një lokali të njohur në zonën e ish­Bllokut të Tiranë. Nga të dhënat hetimore të deritanishme Policia ka të dhëna të arsyeshme se personi në fjalë, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani, në emër të personave të tjerë, ka kontraktuar Durim Bamin për të ekzekutuar Doshin e Fufin. Të njëjtat burime kanë thënë se edhe ky person nuk është porositësi direkt i ngjarjes, pasi pas tij fshihen të tjerë persona që do jepnin shumat e konsiderueshme të parave, në rast se atentati do të realizohej.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.