Sondazhi/ Besimi i qytetarëve, në Serbi e Maqedoni tek ushtria, në Shqipëri e Kosovë tek ndërkombëtarët

Postuar në 04 Mars, 2015 01:43

Në një hulumtim rajonal të zhvilluar nga disa institucione joqeveritare për hulumtimin e opinionit publik publikohet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve ushtarake, shtetërore dhe ndërkombëtare. Hulumtimi i tillë është realizuar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Në Maqedoni projekti është realizuar nga Qendra për Hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP), e cila ka publikuar edhe rezultatet e hulumtimit dhe se kujt i besojnë më shumë qytetarët. Sipas rezultateve, institucionet me besueshmëri më të madhe në Maqedoni, por edhe në Serbi janë tek ushtria apo armata e vendit, me ç`rast për këtë janë deklaruar 71.5% e të anketuarve në Maqedoni dhe 69% e  të anketuarëve në Serbi. Por në Shqipëri dhe Kosovë ndodhë e kundërta dhe se qytetarët e tyre kanë besim më të madh tek institucionet ndërkombëtare.  Në Shqipëri besimi më i madh është shprehur tek NATO, edhe ate 71% e të anketuarëve, ndërsa në Kosovë tek KFOR, ku janë deklaruar 67% e të anketuarve. Në Shqipëri, ushtria shtetërore radhitet e treta sipas besimit të qytetarëve (44%).

 

l.v

 

http://ina-online.net/rajon/52432.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.