Dash Peza kundërshton Ben Blushin: Rama shoku im, jo i Tom Doshit

Postuar në 04 Mars, 2015 02:34

“Panorama” boton sot një intervistë të deputeti socialist Dash Peza i cili thotë se Tom Doshi nuk është shok i Edi Ramës, por një bashkëpunëtor i tij për çështjet zgjedhore në zonën e Shkodrës. Sipas Pezës, debati i Blushit me Ramën në mbledhjen e Grupit ishte i panevojshëm, ndërsa shprehet se nuk ka arsye të qenësishme që Ilir Meta të japë dorëheqjen. “Unë kam 20 vjet që e kam shok Edi Ramën, po nuk kam pas ndonjë shoqëri të veçantë me Tom Doshin dhe nuk kam qenë kaq shpesh, domethënë jeta e ka ndarë që me Ramën të kemi ndenjur shumë, ndërsa me Tomën mund të them që mund të kem ndenjur pesë a gjashtë herë. Nuk më duket që Rama dhe Doshi kanë qenë kaq shumë shokë, kanë qenë bashkëpunëtorë po, Toma ka pas një rol shumë të rëndësishëm elektoral në zonën e Shkodrës dhe ka qenë një bashkëpunëtor pa diskutim i Kryeministrit dhe një nga anëtarët e Grupit Parlamentar. Por shok… nuk do ta quaja”, tha deputeti Dash Peza.

l.v.

http://ëëë.panorama.com.al/dash-peza-kunder-blushit-rama-eshte-shoku-im-jo-i-tom-doshit/

Comments

Submitted by Dashi vs Doshit... (not verified) on

Po mire o Dash,

kete po thote edhe Blushi: Rama e ka (pasur) bashkepunetor Doshin.

Shok e mik, eshte tjeter gje, "bashkepunetor" eshte tjeter.

Punet e liga, me bashkepunetorin behen, apo jo?!

Mik e shok eshte edhe Kokedhima me Ramen, por nuk e pengoi te ishte edhe me Doshin.

Pyetja eshte nese ju te Konferences se Pezes vazhdoni t'i shtoni ne biografite e individeve

keto miqesira, tarafe dhe nepotizma!

Ju mund ta mbyllni fare kete histori (sic nxoret shokun Memet ne tribunen e Kongresit te Fundit per te):

Doshi pa nje enderr, me te vrare, por rilindi ne mengjezin me pas, dhe ja tek eshte ne radhet tona!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.