Gjekmarkaj del me një optikë ndryshe për çështjen “Doshi”: "Nuancë gegofobe. Paraardhësit e Doshit, personazhe të “Lahutës së Malcis”, arsye e mbështetjes së tij”

Postuar në 04 Mars, 2015 06:17

Çështjes “Doshi” i ka kushtuar sot një shkrim në gazetën “Panorama” edhe Agron Gjekmarkaj. Në ndryshim nga komentet e deritanishme që e vendosin temën e trajtuar në kontekstin e kriminalizimit të politikës, Gjekmarkaj ndalet te një aspekt që për të thënë të vërtetën bëhet sikur harrohet në Shqipëri. Ky është raporti krahinarist në goditjet që aplikon politika, por që në këtë rast Gjekmarkaj kujdeset që t’i evidentojë si ndër kryesoret në sjelljen e PS-së. “...janë shfaqur edhe nuanca gegofobe, duke ditur se PS-ja habitatin e saj social dhe ideologjik e ka në jug të vendit, duke përfituar edhe nga akuzat e Doshit “për financime vetëm në jug”, shkruan Gjekmarkaj që kërkon me çdo kusht reminishenca edhe aty ku ka vetëm interesa, apo edhe atje ku luajnë aktorë që nuk kanë skrupuj të kësaj natyre. Për më tepër, përveç veteranëve(jo të gjithë), në Jug, askush nuk e di se cila është vija ideologjike e PS-së, e cila në rastin më të mirë, katandiset te naivët si iluzion i vazhdimit të etatizmit të dikurshëm, apo te me të nevrikosurit reduktohet thjesht në shprehje të antiberishizmit. Më e habitshme është se për të hedhur këto teza, opinionisti Gjekmarkaj i drejtohet një habitati të pangjyrë dhe paideologji: Kafeneve të Tiranës. “Nuanca tejet të shëmtuara janë ato të cilat në kafenetë e Tiranës artikulohen si “teza qytetërimore” të nxitura nga rasti Doshi kundër malokëve...”, shkruan autori në fjalë. Epilogu është një përlavdim befasues që nis me analogjinë e rastit Doshi me atë të Pjerin Kçirës “kallauzi i Sigurimit që futi armë në godinën e Kishës Katolike”, ku Doshi këtu “është Kisha", për ta vijuar me gjenealogjinë e trungut prej nga rrjedh z. Doshi. Gjekmarkaj i referohet Lahutës së Malcis, ku personazhe të saj sillen me cilësitë e paraardhësve biologjikë të Tom Doshit: “Luftëtarë të pavarësisë kombëtare si Turk Shabi e Uc Shabi janë të familjes së tij...këtu mbase do kërkuar edhe mbështetja që Tom Doshi ka patur gjatë këtyre viteve...”, shkruan Gjekmarkaj. Të gjitha interpretime që konfirmojnë një paragjykim serioz ndaj PS-së, njësoj si paragjykimi që Gjekmarkaj i mvesh elitës së kësaj partie në raport me Veriun. Janë gjithsesi instruktive këto opinione sa kohë ato nuk mund t’i gjejë askush në librat e shkollës, mund t’i hasë më pak në kthinat e lagjeve, por kaq sistematike, të kthyera në kriter të monitorimit permanent të çdo situate, pakkush ka fatin që t’i njohë.
s.z

Comments

Submitted by tani (not verified) on

jemi ne 2015 ky flet per lahuten e malesise..tom doshi nuk ka dal nga elita intelektuale e gegeve po ka dal nga cubat e gegeve sic ke dhe ne jug...per rastin doshi akuzat qe behen per mosfinancime per veriun jane pa vler se ai doli e beri akuza personale nuk kane me pjese akuzat politik berse..nuk ve doren ne zjarr e mund te jene te verteta dhe akuzat e tij po un personazhe te tilla si doshi frroku  sterkaj ndreu dhe gangsterrat e pd nuk i dua ne parlament.nuk me perfaqsojne.ska ngel as shqiperia as veriu as melesia e as jugu te perfaqsohen nga persona te erret se ke plot koka intelektuale qe mund te na perfaqsojne por keta ndofta politika shqiptare nuk deshiron ti kete brenda saj....

Submitted by Mëkati me Fjale... (not verified) on

Te identifikosh Tom Doshin me Kishen...?!

(Qofte edhe similitude...Qofte edhe loje kapricioze fjalesh...Qofte edhe si reagim maksVeloian...)

eshte absurde...GjekeMarkaj...

Veriu (ashtu si Jugu...i Nje Pike, sic eshte Shqiperia Jote dhe Imja dhe e Secilit prej Nesh), eshte absolutisht njelloj

i rendesishem , dhe po aq i pamundur per tu neglizhuar, vecuar apo neperkembur sa Jugu, Lindja dhe Perendimi shqiptar.

Mos u jep kredite atyre qe po te vepronin si te tille, do ishin te mallkuar brez pas brezi...

Por, mos harro: mekati me Fjalen, nuk eshte me i vogel...

Submitted by Epiroti (not verified) on

Per Gjekmarkajt e gjakmarrsat deri dje Partia ishte UNI, keta as turku e as gjermoni e taljoni nuk i beri per vete por vetem Envri i beri komunista te thekur, keta vetedeklaroheshin me Partine. Sot, keta here vetdeklarohen me Kishen, here me Juzusin e here me Shqiperine, per keta nuk ka tjeter civilizim dhe jane sikur dielli per shqiptarine qe te gjithe i rrotullohen e afrohen prane per t'u ngrohur. Me mire tua japim Kosoves ose malit te zi dhe shpetojme njehere e pergjithmone nga keta shtaze.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Epiroti,

Vertet ty te genjen mendja se mos je gje me i mire me keto komente plot urrejtje? Nuk ka me shtaze gjakpirese e kriminele se ato qe kendonin kenge antishqiptare e qe donin te varnin ne qafe zorret e shqiptareve prandaj ben mire te mos zbrazesh helmin tend racist e vellavrases neper komente bashke me Stefan H e te tjere.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.