Çështja “Doshi”, të dhëna jozyrtare thonë se i ndaluari Bami ka deklaruar se çdo gjë u stis nga deputeti Tom Doshi. Fufi: “Nuk di gjë për ndonjë atentat”

Postuar në 04 Mars, 2015 07:17

Po qarkullon në minutat e fundit një lajm, që referon burime të prokurorisë, sipas të cilit i ndaluari Durim Bami, i dyshuar për vrasjen e deputetit Tom Doshi, ka deklaruar se çdo gjë u stis nga ky i fundit. Sipas këtij informacioni, ende jo zyrtar, Bami është shprehur se ai ka deklaruar në kamera që “mori udhër nga lart” për vrasjen e Doshit, me kërkesë të këtij të fundit. Po thuhet madje se Doshi i ka blerë atij edhe një automjet luksoz, se ai është paguar nga Doshi për të thënë para një kamere versionin se ishte kontaktuar nga dikush për të eliminuar Doshin e Mhill Fufin, “me urdhër nga lart”. “Po kështu, sipas tij, ka qenë Doshi që si pjesë të këtij varianti e ka çuar atë në zyrën e Ministrit të Brendshëm për të thënë emrin e Ilir Metës”, raporton Lapsi.al. Ndërkohë deputeti demokrat Mhill Fufi ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për një atentat. “Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eleminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar. Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike. Është shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike. I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit. Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit”, tha Fufi. s.z

Comments

Submitted by Kurbini (not verified) on

<p>Keni degjuar ndonjehere per Fufajt e Mamurrasit&nbsp; ?</p>

Submitted by Kurbini (not verified) on

<p>Sikur te dinit dicak per Fufajt,do i hiqnit vetes shume dyshime.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.