Reagon Fatmir Mediu: “Tahiri gënjeu. Fatjon Skënderi nuk ka qenë shoferi im. Ai ka qenë shofer i nënkryetarit dhe sekretarit nga 1991 deri në 1993”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, se po përpiqet të manipulojë provat e denoncimeve të deputetit Doshi dhe se po përpiqet që të implikojë edhe atë në këtë çështje. “Qeveria është përfshirë masivisht për të manipuluar faktet dhe emrat e përfshirë në këtë ngjarje. Qeveria, historinë që s'e zbardhi në një periudhë 6-mujore pretendon se e ka zgjidhur në dy ditë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përpoq që këtë ngjarje ta lidhë me emrin tim, duke deklaruar se Fatjon Skënderi ka qenë shofer pranë Partisë Republikane. Fatjon Skënderi ka qenë shofer pranë Partisë Republikane në vitet 1991-1993, atëherë kur Saimir Tahiri ishte ende kalama. Deklarata e Saimir Tahirit që Fatjon Skënderi ka qenë shofer i Mediut është një manipulim. Ai ka qenë shofer i nënkryetarit dhe sekretarit nga 1991 deri në 1993 dhe që atëherë nuk ka asnjë marrëdhënie me Partinë Republikane”, deklaroi Mediu.
s.z
Add new comment