Ankandi për shitjen e “City Park” nuk zhvillohet. “Përfaqësuesit e CP-së kërkuan shtyrje të afatit të pagesave”

Postuar në 04 Mars, 2015 10:54

Ankandi i parashikuar sot për shitjen e “City Park” nuk është zhvilluar. “Monitor” raporton se përfaqësuesit e zyrës përmbarimore “Executores Litium” nuk ishin të pranishëm. “Përfaqësuesit e “City Park” paraqitën një kërkesë për shtyrje të afatit të pagesave ndaj kreditorëve, të cilën e Gjykata e kishte pranuar. Kjo ka acaruar kreditorët, të cilët nuk janë shprehur dakord me këtë shtyrje, ndërkohë që u ankuan se nuk po sqaroheshin saktë se çfarë po ndodhte, teksa ishin përgatitur për zhvillimin e ankandit.
Juristët thanë se ankandi shtyhet në një afat të pacaktuar, apo nuk do të zhvillohet fare, varet se si do të jetë ecuria e pagesave të “City Park” ndaj kreditorëve”, shkruan revista në fjalë. Çmimi fillestar për shitjen e kësaj qendre tregtare ishte planifikuar të niste 24.48 milionë euro. “Monitor” sqaron edhe situatën e bilanceve të CP-së: “Sipas detajimeve në bilanc, huamarrjet nga bankat janë rreth 3.6 miliardë lekë, apo gati 26 milionë euro, qëështë pothuajse e barabartë me shumën minimale të ankandit të shpallur nga përmbarimi. “Kreditë afatgjata të marra nga banka janë nëproces ristrukturimi, pasi kanë skaduar kontratat fillestare”, – thuhet në bilanc. Banka më e ekspozuar është Tirana Bank, kredia e dhënë prej së cilës zë 66% të totalit të huas dhënë City Park. E dyta është Raiffeisen, me 22% të totalit”.
http://www.monitor.al/ankandi-i-city-park-nuk-realizohet-shi...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.