Deputeti Doshi paraqitet në organin e akuzës me 90 minuta vonesë

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Deputeti, deputeti Tom Doshi mbërriti me 90 minuta vonesë. Ai iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë për të dhënë deklarime e dorëzuar provat që disponon në lidhje me deklaratat publike që ka bërë gjatë tri ditëve të fundit. Një ditë pas urdhrit të prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimeve, kryesisht për akuzat e deputetit Tom Doshi, Krimet e Rënda kanë regjistruar çështjen penale. Dosja e hapur për këtë ngjarje sipas Prokurorisë është regjistruar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë ndaj funksionarëve publikë”. Të paktën dhjetë persona pritet të thirren në Prokurori për të dhënë deklarime në fazën e parë të hetimeve të nisura për akuzat e deputetit Tom Doshi.
l.v
Add new comment