Identifikohen personat e tavolinës së “komplotit” për vrasjen e deputetit

Postuar në 06 Mars, 2015 01:48

Janë identifikuar dy personat që shfaqen në të njëjtën tavolinë me ish­kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beçi, në fotot e publikuara në Facebook nga deputeti Tom Doshi, mbrëmjen e së enjtes. “Panorama online” shkruan se foto e publikuar në Facebook nga Tom Doshi. Bëhet e ditur se dy personat në fotografi janë Ylli Xhaxhollari dhe Fatjon Skënderi. Fotoja në fjalë është shkrepur në një nga baret e zonës së ish­ Bllokut dhe referuar veshjeve të personave në foto, është bërë gjatë verës. “Ky është organi i akuzës në Shqipëri”, ishte diçitura me të cilën u publikuan tri fotot në profilin zyrtar të Doshit në rrjetin social në internet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.