Berisha: Meta frikë nga skenari që ka gatuar, nuk kam marrë asnjë ftesë nga Prokuroria

Postuar në 06 Mars, 2015 06:31

Duke kërkuar përsëri dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryeparlamentarit,  ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se Meta po tregon papërgjegjshmërinë më të lartë dhe frikën e tmerrshme nga skenari që ka gatuar. "Meta po përdor postin e rëndësishëm për të mbrojtur aktet makabër që ka projektuar", tha Berisha. Gjithashtu ai deklaroi para mediave se nuk ka marrë asnjë ftesë nga institucioni i akuzës për të dhënë deklaratat e tij, mbi çështjen 'Doshi", që ka përfshirë politikën shqiptare.  "Në çdo rast që Prokuroria të më thërrasë, unë do të jem aty", tha Berisha. Një ditë më parë nga Prokuroria, u bë publike një njoftim për mediat, ku mes të tjerëve ishte ftuar për të dhënë deklaratat e tij edhe ish-Kryeministri Berisha.

Comments

Submitted by Poseidon (not verified) on

<p>Kur del ky edhe sikur te jete e vertete e humb besueshmerine,kthehet nga nje ngjarje&nbsp; reale ne...vk.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.