Prokurorët që morën në pyetje Metën, Ramën, Tahirin e Mark Frokun

Portali “Lapsi.al” bën të njohur emrat e prokurorëve që i morën në pyetje shtetarët e lartë, rreth çështjes “Doshi”
Kryeministri Rama është pyetur nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, zv/prokurori Blerim Tominaj dhe oficeri i policisë gjyqësore, Joni Keta. Marrja në pyetje e Ramës është bërë në zyrën e Blerim Tominajt.
Kryeparlamentari Ilir Meta është marrë në pyetje nga prokurorët: Adnan Xholi, Blerim Tominaj, Perpaim Kulluri dhe oficeri i policisë gjyqësore, Jani Keta.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është pyetur nga prokurori Përparim Kulluri, i cili po e heton çështjen “Doshi”, si dhe oficeri i policisë gjyqësore, Ermir Brahaj.
Deputeti Mark Frroku është pyetur nga prokurorja Manjola Hasa dhe oficeri i policisë gjyqësore, Ilirian Balla.
Add new comment