Njësia “Antieksploziv” shpërthen çantën e dyshimtë tek parku Rinia, atje ku ishte njoftuar takimi i Ramës me mësuesit

Një alarm për eksploziv ka ndodhur në një kohë kur tek “Taivani”, Kryeministri Rama pritej të zhvillonte sot takimin e festës së 7 Marsit me mësuesit e dalluar në orën 12:00. Alarmi i ngritur rezultoi fals, pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere nëpërmjet një pushke me ujë. Ngjarja nisi në orën 8:40, kur me një telefonatë nga kalimtarët, Policia u njoftua për një çantë ngjyrë blu me shënimin “Mos prek” sipër saj, vendosur mbi një stol të parkut “Rinia”. Menjëherë u ngritën dyshimet për lëndë eksplozive. Pas marrjes së alarmit, e gjithë zona përreth që mund të rrezikohej u evakua dhe bizneset rreth zonës u mbyllën, kryesisht ato në rrugën “Ibrahim Rugova”. Dyshimet u davaritën pas veprimit të njësisë speciale “Antieksploziv”.
Add new comment