Artan Lame: Legalizimet, deri në fund të mandatit; tanimë një çështje teknike, jo më politike

Postuar në 07 Mars, 2015 15:56

Në emisionin “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, këtë të shtunë ishte e ftuar për intervistën fotografike drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame. Mes të tjerash ai foli dhe për legalizimet. "Shqiptarët në vetvete nuk  janë popull sedentar, por janë popull që lëvizin. Të paktën 1000 vitet e fundit kështu ka ndodhur. Edhe kjo që ndodhi në demokraci nuk është ndonjë çudi. Por ishte gafë e dyfishtë e regjimit të Evner Hoxhës, e para që bllokoi lëvizjen, dhe e dyta që thoshte ‘lindni sa më shumë fëmijë’. Sapo ky kufi ndarës ra, ata që jetonin shumë keq në zona të thella u dyndën drejt fushave. Legalizimet janë gjëja më e mirë që po bëhet. Ka 15 vjet që politika i ka gënjyer njerëzit. Çdo kush prej tyre ka bërë një shtëpi dhe kërkon një letër për ta pasur të legalizuar. Por tanimë askush nuk e çon në mend që këta njerëz t’i çojë andej nga erdhën. Duhet kuptuar se fusha ka nevojë për krahë pune, qytetet nga e cila u larguan shumë njerëz jashtë shtetit krijuan vakum. Edhe ky vakum duhej mbushur. Kështu që legalizimet kanë filluar. Nga ana tjetër kjo duhet të ndodhi edhe për t’ia hequr politikës këtë masë njerëzish që përdoreshin për fushatë elektorale. Unë garantoj që brenda këtij mandati legalizimet do të jenë vetëm një çështje teknike, jo politike. Ne nuk mund ta përfundojmë të gjithë procesin në një mandat. Janë 427 mijë ndërtime pa leje. Një pjesë nuk mund të legalizohen dot. Do të ketë dhe të pakënaqur. Por nëse një proces kënaq 80 për qind të popullsisë ai është i suksesshëm. Pjesa masive informate pranë qyteteve do të legalizohet sepse kanë probleme më të lehta. Por shtesat në qytet janë problematike sepse shumica janë në procese gjyqësore”, tha Artan Lame.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.