Mesila Doda: “Tiranës do t’i shkonte më shumë një kryebashkiake femër”

Postuar në 08 Mars, 2015 08:50

“Bashkinë e Tiranës do të ishte mirë që ta drejtonte një grua”. Ky është qëndrimi i kryetares së “Aleancës së Grave Deputete”, Mesila Doda. Në një intervistë për “KosovaPress”, Doda flet ndër të tjera edhe për garën për bashkinë e Tiranës, ku thotë se do të ishte mirë që subjektet politike të zgjidhnin kandidate femra.  “Kryetare bashkie në Tiranë, Durrës, Elbasan, në të gjithë Shqipërinë do të parapëlqeja kudo në qytete të mëdha apo të vogla që të garonin zonjat dhe Tirana është kryeqendra dhe do të ishte shumë mirë që të kishim një zonjë, por përtej kësaj do të duhet të shikojmë që të paktën të garojnë gratë, aty ku të mundemi, që ti rrisim e t’i fusim në politikë si garuese si pjesë e asaj ajkës politike le të themi do të duhet që ti mbështesim”, thotë Doda. Sa i përket seancës së mbajtur në parlamentin e Kosovës, Doda thotë se ajo ishte “një mesazh për burrat”.

http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/doda-seanca-e-sotme-ne-prishtine-mesazh-per-burrat-37149/

n.k

Comments

Submitted by Konica (not verified) on

<p>Shih endrra me sy hapur Melisa. Nuk e shikon Luli mezi po pret qe te te kandidoje ty.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.