2 orët e Dritan Priftit në Prokurori. Akuzon Ilir Metën për çështjen Doshi: Ka patur një skenar të mirëmenduar për vrasjen e dy deputetëve (Video)

Postuar në 10 Mars, 2015 04:37

Dritan Prifti i thirrur në Prokurori për të dëshmuar mbi çështjen “Doshi” ka akuzuar direkt Ilir Metën për tentativë vrasje ndaj deputetit të Shkodrës Tom Doshi dhe deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Pasi u mor për më shumë se 2 orë në pyetje, Prifti deklaroi se ndryshe nga Mark Frroku ai ka thënë të vërtetën për këtë çështje:

“Ilir Meta është përpjekur të më përfshirë mua në këtë histori. Janë manovra për të manipuluar opinionin. Është një e vërtetë e frikshme që ky person ka porositur vrasjen e dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë . Ka patur një komplot, një skenar të mirëmenduar për të vrarë deputetin Tom Doshi dhe kam bindjen se ky grup prokuroresh, kjo tentativë për vrasje do të zbardhet. Unë erdha këtu dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën. Nuk më tremb asnjë lloj presioni dhe asnjë lloj kërcënimi që mund të bëjë Ilir Meta për të shtrembëruar të vërtetën. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe dëshiron të mos tregojë të vërtetën, unë nuk trembem. Me informacionin që kam unë besoj se çështja do të zbardhet”- ka deklaruar Prifti pas dëshmisë në Prokurori.

PRIFTI SINK by mitroleonard

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

<p>O Dritan! Hap syte, mos u perplas sa andej kendej. Berisha nuk te mer kurre ne grup. Se sa te do populli, e provove dy vjet me pare, kur dhurove lope dhe dele dhe s&#39;ta dhane qe s&#39;ta dhane voten.</p>

Submitted by Poseidon (not verified) on

<p>Nqs i gjithe shteti bashke me prokurorine do kishin vendos te vrisnin Doshin,me siguri do ndodhte gjate ndonje aksidenti si puna e Trebickes ...dhe jo ne biseda kafenesh me vrases nga Fush-Kruja me nje motorr papaq nga Paskuqani...e brockulla banale te tilla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.