Ambasada amerikane përgënjeshtron gazetën e PD-së: “Lista e deputetëve “non grata”, trillim. Mbështesim punën për rezolutën e Kuvendit të 24 dhjetorit”

Amabasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar sot duke përgënjeshtruar një shkrim të publikuar në gazetën e PD-së, “Rilindja Demokratike”. “Artikulli i botuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar “non grata” nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim. Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë.
Ne përsërisim deklaratën tonë të 2 marsit dhe nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në reagimin e saj. Është hera e dytë që ambasada përgënjeshtron qëndrime të nxitura apo artikuluara nga PD-ja, që po synojnë të mbajnë në këmbë skenarin e hedhur nga deputeti Tom Doshi, por duke e kanalizuar atë si instrument të protestës së nesërme.
Add new comment