Greqia kërcënon me sekuestrimin e pasurive shtetërore të Gjermanisë në territorin grek. Konfiskim Institutit Gëte, Shkollës Gjermane në Athinë dhe Institutit Arkeologjik

Greqia duket se është e vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes së dëmshpërblimeve nga Gjermania të pasojave të Luftës së Dytë Botërore. Ministri grek i Drejtëissë deklaroi se do të firmosë një vendimitë hershëm të Gjykatës së Lartë në Athinë të vitit 1997 për dëmshpërblimin me 28 milion Euro të familjarëve të 218 viktimave të një masakre të nazistëve në fshatin Distomo në 1944-ën. Por ky vendim i hap rrugë edhe sekuestros së pasurive shtëtërore gjermane në territorin grek. Bëhet fjalë për insitucione arsimore të financuara nga Berlini, si Instituti Gëte, Shkolla Gjermane në Athinë dhe Instituti Arkeologjik Gjerman. Vendimi ishte për t’u zbatuar në vitin 2000, por nuk mori miratimin e qeverisë së atëhershme të PASOK, pasi në atë vit, Greqia bëhej pjesë e zonës Euro dhe për këtë duhej miratimi i Gjermanisë.
l.m
Comments
Mos, se e falimentuat
<p>Mos, se e falimentuat Gjermanine or morracake...</p>
Add new comment