Thirrje që Greqia të zgjeohet me 12 milje në Egje

Në një shkrim të publikuar në gazetën “Kathimerini”, Constantinos Filis, profesor në Kolegjin Amerikan të Greqisë, sjell në vëmendjen nevojën e Athinës që të veprojë në Egje me zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje detare.
Sipas tij, është politikë e Ankarasë që nga viti 1995 që të ruajë një status quo në Egje për ujërat territoriale, duke synua që të mos lejojë që ishujt grekë të fitojnë të drejtë të Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe të shelfit kontinental.
Në këtë kuadër sipas Filis ka një numër ishujsh me statusin e “zonës gri” mbi të cilën vihet në diskutim sovraniteti ndaj të cilëve ndërtohet politika e rivendikimit dhe revizionimit të hartës në detin në fjalë.
Si duhet të veprojë Greqia në këtë kuadër, në mënyrë që të shmanget politika e faktit të kryer sipas profesorit në fjalë, Greqia ka nevojë për një plan përfshirës për zgjerimin me 12 milje në Egje, që duhet shpallur në momentin e duhur dhe në kushtet e unitetit të brendshëm politik.

Add new comment