Distancë mes Rusisë dhe Serbisë. Paralajmërohet fundi i lëvizjes pa viza

Duket se ka një situatë jo të qetë mes Rusisë dhe Serbisë, reflektuar në një masë periferike por thlebësore si regjimi i vizave për qytetarët e të dyja vendeve. Mediat opozitare serbe raportojnë se zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peksov, ka paralajmëruar se çdo masë nga qeveria serbe për të përfunduar regjimin e lëvizjes pa viza me Rusinë, do të marrë përgjigje reciproke.
Lajmin referohet se e ka përcjellë së pari gazeta ruse “Izvestia” sipas të cilës në Serbi ka debate për masat antiruse, përfshirë fundin e lëvizjes pa viza si pjesë e linjëzimit të vendit me politikën e Bashkimit Europian.

Comments
Hengshin kokat, c'na
Hengshin kokat, c'na intereson ne?
Add new comment