Teori konspiracioni për protestat. Por ne jetojmë këtu dhe e dimë se katandisja e Shqipërisë është reale

Berat Buzhalën e quajnë gazetar. E mbajnë për të tillë. E ftojnë lart e poshtë nëpër studio si analsit dhe moralist. Buzhala bëri lajm kur doli para disa kohësh me Samir Manen, të dy me poture të shkurtra në jug, duke u “çilë sytë shqiptarëve” për punët e mira të Samirit në Jug. Tani Buzhala po do t’u “çilë sytë shqiptarëve” për një projekt si në Zvërnec.
Këto nuk janë trashësime. Është dikush në regji që po manipulon, po prodhon, po falsifikon në shkallë industriale
shprehet ky gazetar.
Puna është se ne jetojmë në Shqipëri. Nuk e vizitojmë atë. Ne kemi lindur këtu dhe kemi mësuar edhe të pikasim zgjuarësi të këtilla si këto të këtij Buzhalës. Ne e dimë p.sh se çfarë shtëpi kanë gazetarë të ndryshëm, sesi marrin pjesë në koncesione, sesi krijohen marëdhëniet e kështu me radhë.
Nuk ka regji dhe montazh për të dirigjuar një urrejtje që ka vite që mblidhet. Nuk ka nevojë për regji për të ditur se kush është Buzhala, Baton Haxhiu, Mero Baze, Blendi Fevziu, Kastrati e aq më tepër Edi Rama.
Nuk ka komplote dhe ndikime malinje në një vend që nuk funksionon. Që zhvatet dhe ka bërë të ikin nga sytë këmbët me mijëra. Mjafton të shohësh surratin e Edi Ramës sot për të kuptuar më mirë atë që thotë instinkti i tij për këtë që po ndodh. Ndaj edhe çaprashitjet e Buzhalës nuk bëjnë gjë veç shtojnë një vizë më shumë në pasaportën publike të këtij të fundit.

Add new comment