131.4 - kursi i këmbimit të euros në Republikën e Kastratit

Postuar në 01 Qershor, 2026 16:01

Një kronikë e para disa ditëve në MCN Tv, evidenton se tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës dhënë me koncension një kompanie nën pronësinë e Shefqet Kastratit, është 5 euro dhe në lekë konvertohet 660 lekë.

Kursi i këmbimit që aplikohet aktualisht është 131.4 i nisur që nga 28 marsi 2018 dhe mbetet i pandryshuar. Klauzolat e kontratës parashikojën rishikim të kursit. Është e habitshme sesi në një segment të territorit të Republikës aplikohet kurs këmbimi unik, i ndryshëm nga ai zyrtar që publikohet nga Banka e Shqipërisë.

https://www.youtube.com/watch?v=eLh2EWX55u0

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.